Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Humbën titullin përballë Partizanit, Niko PELESHI në rrjetet sociale: Suksesi nuk matet vetëm me fitoret, këto vajza janë të mrekullueshme

Shkruar nga NEWSPORT
Humbën titullin përballë Partizanit, Niko PELESHI në rrjetet

Partizani arritii të fitonte finalen e titullit kampion duek mposhtur pikërish tSkënderbeun në skuadrën e femrave në Volejboll. Mbrëmjen e djeshme kishte festë në kampin e kuq, por aspak nuk dorëzohen në Korçë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka felenderuar vajzat korçare për emocionet që i kanë dhuruar Korçës, ndërsa ka theksuar se suksesi nuk matet gjithmonë me fitore dhe se këto vazja kanë bërë krenarë gjithë qytetin e tyre.

“SKËNDERBEU

Vajzat tona të volejbollit me trainerët e mrekullueshëm Orlando Koja dhe Olsi Haxhillari, na dhuruan këtë vit një sezon fantastik, me shumë emocione e krenari. Një ekip fantastik jo vetëm për cilesitë sportive por edhe për karakterin, pasionin dhe shpirtin e skuadrës.

Për herë të parë në historinë e shkëlqyer të volejbollit korçar, Skënderbeu i mori të 3 kupat e sezonit, Kupën Pavarësia, Kupën Gjergj Kastrioti dhe Kupën e Republikës. Dje në finalen e titullit kampion, Skënderbeu luajti për të shënuar një tjetër rekord. Qindra korçarë brohoritën për Korçën dhe vajzat tona të volejbollit.

Pavarësisht se nuk fituam veç 3 kupave edhe kampionatin për vitin e dytë rradhazi, ne treguam forcën e brendshme që Korça ka, për të qënë e para. Fituam rikthimin e kujtimeve dhe krenarisë që na ka dhënë në vite volejbolli korçar,  rifituam tifozërinë më të bukur në shkallët e Pallatit të Sportit të mbushura për herë të parë si dikur, fituam frymezimin e shumë fëmijëve për të luajtur volejboll. Lëvizja amatore e volejbollit dhe kampionatet e shkollave nuk janë rastësi.

Suksesi nuk matet vetëm me fitoret.

Humbja e djeshme ishte pjesë e suksesit të Korçës. Ajo vetëm na rikujtoi se rruga drejt suksesit nuk është vetëm e drejtë dhe pa pengesa. I fituari është ai që nuk ndalon. Këtë i thashë dje Anxhelës sonë, këtë dua të ndaj sot me ju, sepse vlen jo vetëm për vajzat e djemtë e volejbollit, futbollit e sporteve te tjera. Pengesa që na doli para në rrugëtimin e ekipit të futbollit ishte mbase më e rënda në histori, por djemtë po e kalojnë pa e ulur kokën, ndaj janë në prag të titullit kampion sot.

Ky mësim vlen edhe për Korçën në rrugëtimin e sukseshëm drejt standartit më të lartë të jeteses dhe qytetit më të bukur në botë.

FALEMINDERIT vajza!”, ka shkruar Peleshi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga