Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Përjashtimi/ Pezullohet Hair Zeqiri, presidenti i Flamurtarit e dëbon nga mbledhja

Shkruar nga NEWSPORT
Përjashtimi/ Pezullohet Hair Zeqiri, presidenti i Flamurtarit e dëbon

Në Vlorë nuk e kanë pritur aspak mirë humbjen kundër Besëlidhjes në çerekfinalen e parë të Kupë së Shqipërisë.

Ditën e djeshme, presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka zhvilluar një mbledhje me skuadrën, e cila ka pasur debate dhe përjashtim për Hair Zeqirin.

Mesfushori vlonjat është dëbuar nga mbledhja prej Idrizit, pas debatit mes tyre. Numri 1 i klubit vlonjat ka ngritur pretendimet e tij për lojën e Flamurtarit ndaj Besëlidhjes, ndërsa Zeqiri është munduar të justifikojë paraqitjen dhe humbjen ndaj lezhjanëve.

Pritet që ditën e sotme, klubi i Flamurtarit të dalë me një komunikim zyrtar për të bërë publik pezullimin e Zeqirit, i cili pasditen e djeshme nuk ka qenë në stërvitje me skuadrën pas përjashtimit nga mbledhja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga