Interi mori një fitore të rëndësishme ndaj Genoas. Zikaltërtit triumfuan 2-0 dhe tashmë pas kësaj fitoreje udhëheqin me 13 pikë ndaj Milan, me këto të fundit që kanë një ndeshje me pak të zhvilluar.
Pas fitores me Genoan ka folur Christian Chivu. Timonieri i Interit ka theksuar se ishte një fitore e rëndësishme, por Scudetto nuk është fituar edhe. Duke paralajmëruar futbollistët se ka ende shumë rrugë përpara.
“Ne ishim të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshjeje për atë që kemi bërë dhe për atë që duam të bëjmë në javët e fundit të sezonit.
Do t’i marr këto tre pikë, sepse nuk ishte e lehtë. Po përballeshim me një ekip në formë të mirë që di si të shkaktojë probleme. Ishte ndeshja e 16-të jashtë në rreth 50 ditë, kështu që duhej të vazhdonim me këtë ritëm.
Ne e përgatisim çdo ndeshje në mënyrën më të mirë, mendërisht dhe fizikisht, pa parë emrin e kundërshtarit. Kanë mbetur edhe 11 sfida, 33 pikë për t’u fituar, kështu që Scudetto nuk është fituar ende. Kemi pasur ulje-ngritje, por duam të ndërtojmë mbi të gjitha gjërat e mira që kemi bërë në dy muajt e gjysmë të fundit”, ka përfunduar Chivu.
