Fotomontazh / Arbitrat - Superiore
Vllaznia dhe Tirana do të përballen sot në kuadër të javës ë 26-të të “Abissnet Superiorja”. Klasikja e Shqipërisë që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, do të nisë në orën 19:00.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel. Kryesor i kësaj sfide do të jetë Florjan Lata, ndërsa asistentët e tij do të jenë Mario Shazivari dhe Ergys Spahiu.
Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Dorjan Maletaj. Ndërkohë që nga dhoma e VAR-it në ndihmë të kryesorit Lata do të vijnë Albert Doda dhe Andi Koçi.
Arbitër kryesor: Florjan Lata
Asistent 1: Mario Shazivari
Asistent 2: Ergys Spahiu
Arbitër i 4: Dorjan Maletaj
VAR: Albert Doda
aVAR: Andi Koçi
Poll
