Edhe pse është përmendur jo në pak raste përfshirja e mbrojtësit Stavros Pilio te Kombëtarja gjatë ndeshjes të muajt mars, e cila mund të përkojë me debutimin e 25-vjeçarit, së fundmi kanë reaguar edhe mediat greke.
Konkretisht “gazzetta.gr” shkruan se mbrojtësi i majtë Pilio (në Greqi mbiemri i shqipërohet Pilios), me familjen nga Finiqi i Delvinës, ka vendosur të luaj për Shqipërinë. Pavarësisht se ka lindur në Rohdos dhe ka nënshtetësi greke, protagonisti në fjalë ka të drejtë të luaj për Shqipërinë, kjo për shkak të rrënjëve të familjes.
Nga medium në fjalë nuk ka dyshime, Sylvinho do e ftojë Stavros Pilio për sfidën kundër Polonisë, faza “Play-Off” e Kupës së Botës.
Nuk ka një arsyjetim të qartë nëse 25-vjeçari do jetë zëvendësues i Mario Mitajt në linjën e mjatë të prapavijës apo mund të përshtatet dhe të rris konkurrencën në të djathtë, aty ku rivali i drejtpërdrejtë është Elseid Hysaj.
View this post on Instagram
