Manchester City pas fitores 3-0 në çerekfinalen e parë ndaj Bayern Munich n ë “Etihad Stadium” do të udhëtojë ditën e nesërme në “Allianz Arena” “Qyetatrët” do të kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhë në Gjermani edhe pse janë të vetëdijshëm për vështirësinë që i pret.
Në konferencën në prag të këtij duele Pep Guardiola i “trembet” Bayern, ndërsa deklaron se të luash ndaj tyre është shumë e vështirë.
Konflikti Mane-Sane? “Sigurisht, ndonjëherë këto konflikte janë të domosdoshme për ta bashkuar akoma më shumë skuadrën, për këtë jam i sigurt. Për ata nuk do të jetë një pikë e dobët kundër nesh, por një pikë e forte.
Ndeshja me Bayern? E njoh shumë mirë atë klub, kam një ide të mire të situatës së tyre para ndeshjes kundër nesh. Nëse do të isha nga ana tjetër dhe të humbnim 0-3 dhe të mos fitonim ndeshjen kundër Hoffenheim skuadrës do t’i thoja se është një finale që duhet fituar.
Gjysmëfinalja? “E di se çfarë do të thotë të luash kundër Bayern-it. Nëse je pak pasiv, atëherë vuan. Duhet të shikojmë nëse mund të luajmë ashtu si kemi bërë në shtëpi dhe të tregojmë një guxim të madh për të bërë lojën tonë”, përfundoi Guardiola.