Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, është shpallur lojtari i sezonit në Premier League pas një viti mbresëlënës me skuadrën angleze. Mesfushori portugez luajti rol kyç në sigurimin e kualifikimit të ekipit për në Champions League.
Fernandes regjistroi asistin e tij të 20-të në kampionat fundjavën e kaluar, duke barazuar një rekord historik të Premier League. Ai tashmë ndan vendin e parë për më shumë asiste në një sezon me Thierry Henry dhe Kevin De Bruyne.
Portugezi ka mundësinë të vendosë një rekord të ri në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Brighton. Më herët gjatë këtij muaji, Bruno Fernandes u vlerësua edhe si futbollisti i vitit në Angli nga gazetarët sportivë.
Kujtojmë që këtë sezon, mesfushori ia ka dalë që të shënojë 8 gola. Gjithashtu, portugezi ka asistuar në 21 herë të tjera në të gjitha kompeticionet, duke qenë protagonist absolut me fanellën e “Djajve të Kuq”.
