Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

FIA bën "prapa-kthehu", ndryshime drastike duke filluar nga 2027

Shkruar nga NEWSPORT
FIA bën "prapa-kthehu", ndryshime drastike duke filluar nga 2027
Formula 1

Formula 1 po përgatitet për ndryshime të tjera për sezonin 2027. Pas një takimi mes FIA-s, skuadrave dhe prodhuesve të motorrëve, është arritur një marrëveshje paraprake për të ndryshuar balancën mes fuqisë elektrike dhe motorit me djegie të brendshme tek njësitë hibride V6.

Problemi qëndron se në simulime dhe garat e para testuese, pilotët po detyroheshin të kursenin energji në mënyrë agresive, duke ndikuar negativisht te performanca dhe spektakli në pistë. Për këtë arsye, Formula 1 po lëviz drejt një konfigurimi 60-40 në favor të motorit me djegie të brendshme.

Plani për 2027 përfshin rritjen e fuqisë së motorrëve me djegje të brendshme me rreth 50 kË dhe ulje të ndjeshme të sistemit elektrik ERS. Sipas FIA-s, ndryshimet synojnë ta bëjnë garimin më “intuitiv” për pilotët, më të sigurt dhe më konkurrues për skuadrat. F1 duket se po pranon se elektrifikimi ekstrem nuk po funksionon aq mirë sa ishte planifikuar.

Poll

Lexo gjithashtu