Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Suksesi i Kimi Antonellit "s'kapërdihet" lehtë nga Verstappen, piloti i Redbull paralajmëron vendimin drastik për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
Suksesi i Kimi Antonellit "s'kapërdihet" lehtë nga
MAx Verstappen

Max Verstappen përfundoi i 8-ti në renditjen e përgjithshme të podiumit në garat e Grand Prix në Japoni. Piloti holandez nuk shkoi më shumë se 4 pikë, duke mbajtur vendin e fundit në top 10-she.

Triumfi spektakolar i Kimi Antonellit mori të gjithë vëmendjen e garës, tregues që ka lënë në hije pilotin e Red Bull i cili është gati të marrë dhe vendimin drastik për t'u tërhequr përfundimisht nga garat e Formula 1.

Informacioni vjen nga gazetari i "The Telegraph" Eric Van Haren, i cili zbulon se Verstappen mund t'i jap fund që tani karrierës së tij si pilot, pa qenë e nevojshme të presë më gjatë.

Vetë holandezi e ka kuptuar se koha e tij ka përfunduar, por ka dashur të marrë më shumë kohë për të marrë një vendim final. Rregullat e reja të kompeticionit, mund të bëhen shkak që ish-kampioni i botës përgjatë viteve 2021-2024, të nxitojë për planet e tij. 

Poll

Lexo gjithashtu