Gara e Formula 1 në Kanada solli të papritura dhe shumë spektakël mes pilotëve. Pjesa më e bukur e garës padyshim ishte dueli mes Lewis Hamilton dhe Max Verstappen.
Piloti britaki u rendit në vend të dytë pas Kimi Antonelli-t, ky është rezultati më i mirë i tij me “kokëkuqen”. Pas garës Hamilton u pyet për ndjesitë që ai pati.
“Para së gjithash du të falenderoj ekipin që më kanë mbeshtetur që nga çasti i parë që kam ardhur. Viti i kaluar nuk ka qenë dhe fort i lehtë. Është një ndjesi e mrekullueshme të kthehesh në podium pas kaq shumë kohësh.
Më pëlqeu beteja me Max kishte kohë që më kishte munguar diçka e tillë, po duhet të punojmë më shumë. Dua të fitoj një garë me Ferrarin. Tani të shkojmë ne Monte Carlo për të bërë sërisht mirë”, u shpreh Hamilton pas garës.
