
Partizani luajti kundër Krasnodarit në Rusi, takim i vlefshëm për fazën play-off të Europa League. Kjo ndeshje shkoi shumë keq për të kuqtë të cilët u mundën me rezultatin 4-0. Po sikur të mos mjaftonte kjo, futbollistët e Partizanit janë ndeshur me një surprizë të pakëndshme në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas.
Dy djem të rinj, i kanë sulmuar futbollistët me të dalë nga hyrja e aeroportit duke sulmuar me grushte dy prej tyre. Menjëherë kanë ndërhyrë edhe lojtarët e tjerë ku janë përleshur me agresorët. Këta të fundit u përpoqën të largoheshin, por forcat e rendit i kanë arrestuar menjëherë.
Një video e postuar nga drini.mk shihet përleshja që ka ndodhur mes futbollistëve të kuq dhe agresorëve.
Poll