Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

La Kosovën për Shqipërinë, trajneri Foda “sms” Bujar Pllanës: Kush luan me ne, duhet ta bëjë me zemër!

Shkruar nga NEWSPORT
La Kosovën për Shqipërinë, trajneri Foda “sms”
Franco Foda - Bujar Pllana

Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka folur së fundmi për zgjedhjen e mbrojtësit Bujar Pllana. Ky i fundit vendosi që të largohej nga përfaqësuesja e Kosovës, për t’u veshur kuqezi.

Madje, 24-vjeçari u bë pjesë e listës për ndeshjen kundër Polonisë. Foda tha se te Kosova luajnë vetëm që kur të veshin fanellën e tyre, të luajnë me zemër.

“Bujar Pllana? E kemi ndjekur edhe live në ndeshjet e tij dhe sigurisht kemi vendosur për një grup tjetër lojtarësh. Secili ka kontribuar që të arrijmë këtu ku jemi dhe secili është i rëndësishëm për pozicionin e tij.

Për lojtarin në fjalë, pra Bujar Pllanën, nëse ai ka vendosur për Shqipërinë atëherë është vendim i tij, gjithnjë e kam thënë se kur luajnë për Kosovën të luajnë me zemër këtu”, është shprehur Foda.

Poll

Lexo gjithashtu