Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Partizani mposhtet në transfertë, Skënderbeu e "zhyt" në greminë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Partizani mposhtet në transfertë, Skënderbeu e

Skënderbeu - Partizani 2-0

Shënues: Sowe 66', Lilaj 87' (p)

Ndeshja: Një ndeshje e dyluftuar nga të dy skuadrat. Skënderbeu ishte më këmbëngulës dhe rastet e krijuara në fushën e blertë ishin të shumta. Të besuarit e Ilir Dajës ishin në formë. Heronjtë e takimit ishin Ali Soëe që shënoi golin e parë në minutën e 66-të dhe më pas Sabien Lilaj dyfishoi rezultatin në 2-0. Pas kësaj ndeshje, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Partizani mbetet në kuotën e 1 pike

Pjesa e parë: Fraksioni i parë i lojës foli më shumë për korçarët. Bardhekuqtë rrezikuan disa herë, madje Enis Gavazaj goditi shtyllën. Qarkullimi i topit dhe presingu në fushën e blertë ishin armët kryesore me të cilët korçarët ishin superiore në këtë fraksion të parë loje. Duhet thënë që për të kuqtë pati vetëm një rast shënimi. Ishte Çani pranë golit, megjithatë gjuajtja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën e Orges Shehit.

Pjesa e dytë: Kjo pjesë loje foli totalisht për Skënderbeun. Të besuarit e italianit, Mark Iuliano nuk arritën të reagonin për të shënuar golin e barazimit. Trajneri i të kuqve hodhi në fushë Sukajn, Vilën dhe Bardhin, por sërish nuk mundën të reagonin. Skënderbeu i jep goditjen fatale në minutën e 87-të, ku Sabien Lilaj shndërron në gol një 11-metërsh të fituar nga Gledi Mici. Kështu mbyllet ky takim, me Skënderbeun që merr 3 pikët, ndërsa Partizani kthehet në shtëpi "duarbosh".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga