• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • VIDEO SPORT
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • VIDEO SPORT
Home
DOSSIER

“Goleadori” Gerd MULLER dhe historia e “dashurisë së pamundur” me vajzën shqiptare

January 14, 2020 DOSSIER 0 comments

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
“Goleadori” Gerd MULLER dhe historia e “dashurisë së pamundur” me vajzën shqiptare
DOSSIER
Gerd Muller

Nga: Aleko Likaj

Një histori e pazakontë dashurie në distancë. Deri ne kufijtë e të pabesueshmes. Por aspak e panjohur. E rrallë për atë kohë, por edhe me një personazh nga më të njohurit në fushën sportive të futbollit botëror, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në lojën magjike. Gerd Myler një nga yjet që sapo nis të përshkëndis në futbollin gjerman, nuk e kishte menduar asnjëherë se, në vendin më të izoluar e hermetik të Ballkanit, do të njihej me një vajzë shqiptare, e cila jo vetëm që i trazoi jetën atij, por edhe e « shkatëroi ». Ngjarja në fjalë është lakuar disa herë në shtypin gjerman, anglez dhe europian e midis yjeve të at’hershëm të futbollit të këtij vendi, por edhe në atë shqiptar. Madje sot gjënden edhe personazhe nga kjo botë e sportit, e bashkohës në aktivitetet të asaj kohe me « Mylerin e Madh » ,të cilët e pohojnë këtë histori. Madje edhe në medjat tona.

            Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada, historia e dashurisë së futbollistit gjerman me vajzën krejtesisht të panjohur shqiptare, diku në ambjentet e brendëshme te « Hotel Dajti », vazhdon që të përmendet edhe tani. Këtë herë një gazetë periferike në perëndim të Francës, përmend faktin se Ylli gjerman, « vjedhësi i golave dhe tmeri i vërtetë i portave kundërshtare « ishte i trazuar nga dashuria, për një vajzë të vendeve nga lindja, të cilën e kishte njohur sapo kishte shkelur në kryeqytet. I është mohuar kjo dashuri, jo nga e sapo njohura, për nga vetë shteti komunist i asaj kohe. »

            Gerd Myler, një futbollist krejt i ri dhe i konsideruar si një nga talentet e të ardhmes gjermane, ka mbritur në Shqipëri në vitin 1967. Nuk dihet se pse Helmut Shëni i Madh, tranier i përfaqsueses në atë takim përballë modestes shqiptare ku drejtonte i Madhi ynë Loro Boriçin, nuk e aktivizoi Mylerin. Pas dy ditësh në « Hotel Dajti », vendi ku ishte akomaduar ekipi i përfaqsueses gjerman, ai ka mundur që të qëndronte në stolin e rezervave në atë takim. Por nuk i ka ardhur keq që nuk ka qenë në fushë. Mbase aty në stol, ndërsa topi lëvizte në hapsirat e fushës tek të dy ekipet, ka patur mundësi që të përjetonte një tjetër ndjenjë, pas njohjes e takimit me një vajzë shqiptare, e cila i a ka robëruar menjëherë zemrën djaloshare. Ndoshta bukuria e saj, sharmi i një vajze krenare, e kanë bërë yllin e së ardhmes së ekipit të huaj që të vuaj shpirtërisht. Në vend që të mendonte për skema, ku mund të kalonte topi që të gjente rrugën e rrjetës te portës së vendësve, ai me siguri mendonte e thurte plane e skema njëkohësisht, për të siguruar qoftë edhe në një moment të vetëm, takimin që e tundonte dhe po e cfiliste, me vajzën që i kishte hyrë tashmë në ëndërat e tij. Nuk dihet në se këtë sekret at’ çast ai e kishte zbuluar edhe me të tjerët, shokët e ekipit, mikun e tij Bekenbauer, Netzerin apo Overatin që ishin në zenith të shkëlqimit të tyre, duke e bërë Gjermaninë të rëndësishme në fushën e blertë dhe një ekip trofesh. Por të nesërmen e ndeshjes ai është larguar, jo më shumë i shqetësuar nga ai barazim se sa nga « braktisja e vajzës së zemrës »

Pastaj do të duheshin plot katër vjet që të prekte sërish tokën shqiptare. Mezi e ka pritur. Në vitin 1971, Gjermania Perëndimore rikthehet në tokën shqiptare. Këtë herë pa Shenin e Madh. E plotë dhe me përforcime tepër serioze për të realizuar objektivin e vet. Ndërkohë që Gerd Myler tashmë është një futbollist i famshëm në të gjithë botën. Nga më të rëndësishmit në strategjinë e futbollit të skuadrës gjermane.       Njeriu gol.

            Ekipi shqiptar nga ana tjetër mendon për të. Për neutralizim total. Një prej mbrojtësve tanë më me emër të asaj kohe, Bujar Canit, i ngarkohet detyra që ta ndalojë Mylerin. Madje për shkëmbim « rregullimin e biografisë « pas kësaj. Gjë që nuk ndodhi në fushë. I ” përhumburi” Gerd që deri në minutat ku loja po shkonte drejt fundit të saj në baraspeshë, në një sparkade në krahun e majtë të portës, gjysëm i shtrirë ka devijuar dhe i ka ndryshuar drejtimin topit për ta përplasur në rrjetë. Mbase edhe për ti kujtuar vajzës shqiptare, e cila duhej qê tê ishte pas ekranit, se ishte një futbollist i madh, dhe se e meritonte një vend në zemrën e saj të drobitur.

            Pas kësaj ekipi gjerman u kthye në “Hotel Dajti” triumfator. Protagonist ishte njeriu që kishte tentuar dashurinë shqiptare në të njëjtin vend, me një prej vajzave të personelit të tij. Hoteli atë mbrëmje pa tjetër që ka mundur ti rezevojë dashnorit-futbollist një çast tjetër magjik, fshehje nga « syu shqiponjë », i njerzve që kontrollonin gjithçkah tek të huajt.

            Nuk dihet në se kishte rënë në sy të tyre, historia e gjermanit me vajzën e hotelit deri në atë çast, por dihet mirë se pas largimit te ekipit gjerman, në tavolinat e sigurimi të shtetit dhe ministrit të brendshëm të asaj kohe, ishte zbardhur romanca e dashurisë së Gerd Mylerit, nëntë herë « Këpuca e Artë e Europes ». Mund që të jetë bërë edhe objekt bisedime në njerëz të veçantë të byrosë politke, që kishin në varësi ministrinë e brendshëm dhe sigurimin. Njoftimi duhej që të ishte i plotë, ku përfshiheshin të tre ditët e qëndrimit të skuadrës gjermane në ambjentet e brendëshme te Hotel Dajtit, me vajzën që shërbente në atë lokal. Ndofta ka shërbyer vetëm një çast që e ka tradhëtuar këtë dashuri të heshtur e të mbyllur, e më pas hetimet kanë hedhur dritë mbi lidhjen që kishte filluar katër vite më parë.

Myleri ndërsa po largohej nga Rinasi është ndjerë keq shpirtërisht, edhe pse u kishte dhënë shokëve të tij dhe ekipit tre pikë të çmuara, pasi kishte lënë diçka nga vetja, atje në mes të Tiranës. Kishte mundur dhe ishte mundur. Kishte mundur ekipin shqiptar dhe ishte mundur nga një vajzë po shqiptare. Me këtë plagë në zemër pastaj, do të jetonte ditë të këqia në jetën e tij sentimentale. Ndërsa emri i tij kishte zënë pozicione të reja popullariteti në futbollin botëror. Mbreti i golit që shkatëronte ekipe dhe emra të mëdhenj në skakierën futbollistike , jetonte me një plagë në zemër, që shumë pak vetë e dinin. Ky intimitet po e lodhte dhe po e sfiliste. Ashtu si gjithë dashnorët e kësaj bote mjerane, divi i futbollit gjerman jetonte të kaluarën, çastet që kalonte në fshehtësi atje në « Hotel Dajti », në qendër të kryeqytetit shqiptar. Shpesh herë në intervistat e shumta që jepte indirekt për jetën e tij, atë të fshehtë dhe të mbyllur, theksonte se në Shqipëri femrat ishin të bukura. E kishte përsëritur disa herë këtë gjë, si në Tiranë, ashtu edhe më vonë në Gjermani, apo para mediave të huaja. Siç duket kishte një arsye se pse ta bënte. Por fati me sa duket po e dënonte. Ekipi nacional nuk po bënte pjesë më në grup me shqiptarët. Çështje shorti. Por as edhe ndonjë nga ekipet gjermane që luanin në ligat europiane, nuk po përballej me ekipe nga vendi ku ndjehej tej i dashuruar. Kur po ndjente që po i afrohej tashmë edhe fundi i karierës, dhe pasi kishte luajtur për një kohë në kontinentin e largët përtej Atllantikut me ekipe amerikane, mëson se skuadrën e HJK Helsinki, shorti e ka vendosur përballë Flamurtarit tonë në Kupen e Kupave. I u duk se pa një dritë në fund të tunelit të dashurisë së tij. Këtë herë nuk mund që ta humbte këtë shans. Ishte vitit 1985 kur kishte vdekur edhe diktatori shqiptar. Por ndonjë nga shokët e miqtë e afërt që i a dinin hallin këtij dashnori klasik, që si futbollin e kishte edhe këtë një perëndi, me siguri nuk i a ka rekomanduar këtë marrëzi. Gerd Myler i vendosur në skemën e tij hyn menjëherë në tentativa, dhe arrin që tu mbushë mendjen drejtuesve të ekipit filandez, që të jetë në përbërje të grupit të tyre për të udhëtuar drejt Tiranës. Ishte i sigurtë që vajza e zemrës e priste atje, edhe pse nuk kishte mundur që të kontaktonte me të asnjëherë. Kjo edhe për shkak se ajo tashmë ishte në ndjekje të shumëfishte nga sigurimi i shtetit shqiptar

            Por shtypi sportiv i ditës në Europë, që qëmton dhe publikon pikërisht qëllimin e vizitës së Yllit të futbollit gjerman në Shqipëri, ndofta i a dogji kartat në duar dashnorit të përvëluar. Me siguri që në Tiranë është gatuar mosardhja. Ai tashmë figuronte në skedat e sigurimit, e dikush nga lart ka dhënë edhe urdhërin fatal. Ndërkohë që popullariteti i tij në gjithë Shqiperinë e kishte kthyer atë në një mit. Në qytetin e Durrësit ishte ngritur edhe shoqata me emrin e legjendës gjermane. Shteti i asaj kohe, në agoni të plotë, me siguri që ka bërë një lloj kompromisi me veten, ndërsa kanë lënë të legalizohet kjo shoqëri me emrin “Gerd Myler”, si për ti thënë jo vetëm atij, se ishte i papërlyer në Shqipëri, dhe se historia e tij, as që edhe ishte diktuar. Ky futbollist i madh që me magjinë e këmbëve të tij, kish rrëmbyer zemrat dhe mendjet e mijra shqiptarëve, nuk kishte mundur që të bëhej më pas dhëndëri i tyre. Të pafat të dyja palët

            Kjo ishte një goditje tej e madhe për Njeriun-gol, madje tronditëse e fatale. Më pas, ai nuk mund që ta përballonte dot këtë, dashurinë e tij të humbur, ndaj tashmë pa asnjë shpresë se mund që ta ritakonte sërish vajzën që i tronditi ëndërat djaloshare, u lëshua në krahët e alkolit. Kërkonte shpëtim aty. Ishin vite të një depresioni të madh e të fuqishëm që së bashku me alkolin e shkatëruan dhe e rënuan tërësisht si njeri. Miqtë i ka pasur kurdoherë pranë. Frans Bekenbauer e shkëputi më pas duke e afruar pranë dashurisë së tij të parë, topit magjik, si këshilltar e specialist. Atje ku është edhe sot.

            Tashmë që i është afruar moshës së tretë është kthyer si një « qingj i butë » dhe i vëmendshëm, madje edhe i heshtur, thotë shtypi i huaj europian që nuk i a ka kursyer anjëherë kronikat rozë në qendër të Tiranës.

Po kush është vajza që e tjetërsoi dhe i a prishi ëndërat djaloshare, dhe e bëri që të vuaj legjendën e futbollit Gerd Myler?

            Kronikat që e kanë ndjekur pas gjithë këtë histori dashurie, do ta quanin me emrin Hojna, shqiptaren e Hotel Dajtit. Ndërkohe që ish pjestarë e punonjës të Hotelit, rezidencës së të huajve në atë kohë, nuk pranojnë që ta kenë njohur me këtë emër, ndonëse historia pëshpëritej edhe në ambjente të mbyllura futbollistësh, edhe tek ekipi përfaqsues shqiptar. Por Myleri i Madh kështu e ka prezantuar atë, që ka njohur dhe takuar në vitin 1967, dhe katër vite me pas. Ta ketë gënjyer vajza për emrin e vërtetë të saj për shkak të frikës?. Apo vetë Ylli i kombëtares gjermane e ka prezantuar me këtë emër, edhe ky për të njëjtin shkak qe ka pasur edhe e dashura e tij, duke i a ruajtur të fshehtë e të gdhendur brenda mureve të zemrës së tij?

Dilemat janë për tu zgjidhur. Në këtë mes nuk përjashtohet edhe mundësia që e « dashura » e Mylerit mund që të kishte qenë veçse një punonjëse e fshehtë e sigurimit shqiptar, nga ato që ishin me tepri në ketë ambjent e mjedis të huajsh, të cilët kontrolloheshin si në birë të gjëlpërës, për ta tërhequr djaloshin që vinte nga veriu i Europës, si talenti i së ardhmes. Edhe pse nuk duhet që të jemi skeptik për këtë të fundit, gjasat janë. Kjo do të ishte më tepër se sa fyese për një Yll Bote si ai Nuk dihet më pastaj, se si vazhdoi kjo sagë dashurie midis Gerd Mylerit dhe punonjëses së hotelit shqiptar, pas shumë vitesh, atëhere kur u rrëzuan muret dhe komunizmi ra si një dinosaur prej letre. Të paktën këtë herë nuk kishte kush ti pengonte zemrat e lidhura në një dashuri gati të perjetëshme. A erdh’ dhe e shkeli sërish tokën shqiptare Myleri në kërkim të asaj që kishte humbur këtu e 43 vjet më parë?. Të paktën për të mësuar të vërtetën. Qoftë edhe e hidhur kjo. Por ai nuk është prononcuar më. Aq më tepër që të flasë për të shkuarën e jetës së tij. Kjo mbetet ende enigmë. Të tjerat dihen tashmë. I gjen në shtypin e kohës, por edhe tani. Gazeta franceze « Sud West » e ripohon sërish këto ditë këtë të fshehtë të Gerd Mylerit te Madh, po pa e caktuar vendin e vajzës së ëndërave të trazuara e dashurisë fluide të legjendës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Next article PIATEK drejt Premier LEAGUE, zbulohet klubi që përmbushë kushtet e MILANIT
Previous article E zbulon media italiane, mbrojtësi shqiptar transferohet tek Napoli për miliona euro

Cila nga këto skuadra të Superiores nuk do të arrijë të shkojë në Europë?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

Nostalgjia për futbollin/ Dedikimi i Ahmet Shqarrit për ish-futbollistin e Naftëtarit: Agim Meta, ky "gjahtar goli" që ka ditur të mposhtë edhe Perlat Mustën në mitikun "Qemal Stafa"
February 25, 2021

Nostalgjia për futbollin/ Dedikimi i Ahmet Shqarrit për ish-futbollistin e Naftëtarit: Agim Meta, ky "gjahtar goli" që ka ditur të mposhtë edhe Perlat Mustën në mitikun "Qemal Stafa"

Nderimi për Panajot Panon, 2.5 milion euro dhe 90 minuta pa drita, 11 vite më parë kur GRAMOZI i shënonte REALIT TË MADRIDIT dhe fërshëllimat për Ronaldon
January 21, 2021

Nderimi për Panajot Panon, 2.5 milion euro dhe 90 minuta pa drita, 11 vite më parë kur GRAMOZI i shënonte REALIT TË MADRIDIT dhe fërshëllimat për Ronaldon

“Nona Tirona”, zonja shekullore Nezihat Stërmasi, historia e rrallë e bashkëshortes së legjendës bardheblu (SI U NJOH ME SELMANIN)
May 26, 2020

“Nona Tirona”, zonja shekullore Nezihat Stërmasi, historia e rrallë e bashkëshortes së legjendës bardheblu (SI U NJOH ME SELMANIN)

DOSSIER/ Kur Mustafa NANO shkëlqente në futboll, i “pazhurmshi” që “zhurmonte” lojën e thjeshtë
May 2, 2020

DOSSIER/ Kur Mustafa NANO shkëlqente në futboll, i “pazhurmshi” që “zhurmonte” lojën e thjeshtë

Ka ardh Agustini...
April 21, 2020

Ka ardh Agustini...

Partizani me një pikë më shumë fitonte titullin ndaj Tiranës,  bardheblutë me golashënuesin më të mirë (KAMPIONATI 43-të, RENDITJA)
March 28, 2020

Partizani me një pikë më shumë fitonte titullin ndaj Tiranës, bardheblutë me golashënuesin më të mirë (KAMPIONATI 43-të, RENDITJA)

Lajmet e fundit

___

Mar 3 4:45 PM
KRYESORE

VIDEO/ 1 gol vendos pjesën e parë, “perla” e Bregut i jep fitoren në 45 minuta Teutës

Mar 3 4:42 PM
BOTA

Lajm i keq për PSG, sulmuesi rezulton pozitiv me Covid 19

Mar 3 4:27 PM
VENDI

Gola pa limit te moshat U17 dhe U19, njihuni me të gjitha rezultatet

Mar 3 4:19 PM
FACENEWS

“Do bëjmë ‘gol’ të gjithë bashkë”, presidenti i FSHF-së përfshihet në zgjedhjet për Durrësin, e tregon Agron DUKA

Mar 3 4:00 PM
KRYESORE

VIDEO/ Laçi dominon Kukësin, mbyllet pjesa e parë në “Elbasan Arena”

Mar 3 3:59 PM
KOMBETARJA

VIDEO/ Gol me shije pike në Turqi, CIKALLESHI gjen rrjetën pas asistit të shqiptarit tjetër

Mar 3 3:49 PM
VENDI

“Besoj te fitorja”, Ibraimi: Do të bisedoj me klubin për të ardhmen, presidenti Gjici ka shpirtin luftarak si të gjithë kuksianët

Mar 3 3:35 PM
VENDI

Humbje që rrezikon sezonin, Migen MEMELLI: Ai gol na “vrau”, në dhomat e zhveshjes lojtarët e Skënderbeut ulën kokat

Mar 3 3:30 PM
VENDI

“Kyçi” portën ndaj PARTIZANIT, portieri i APOLONISË zbulon të ardhmen

Mar 3 3:25 PM
VENDI

1 pikë ndaj Partizanit, trajneri i Apolonisë i lumtur: Barazim që na shkon për shtat, fitorja çështje kohe

Mar 3 3:25 PM
VENDI

FORMACIONET/ Aksi Durrës-Elbasan, zbulohen rreshtimet e Kukësi-Laçi dhe Teuta-Vllaznia

Mar 3 3:22 PM
VENDI

Fitorja e dytë radhazi, Shehi i kënaqur: Të rëndësishme janë 3 pikët, nuk është e lehtë me kaq shumë mungesa

Mar 3 3:17 PM
VENDI

“S’kemi luksin të bëjmë 3 ndeshje në javë”, Ramazan NDREU pas fitores në Korçë: Kampionati i ndarë në 2 grupe, Kastrioti i jep bukuri sezonit

Mar 3 3:12 PM
VENDI

Barazimi në Fier, Ilir DAJA kundër organizatorëve: Fusha 1 javë pa u vaditur, gjynah të kërkojmë cilësi në futbollin shqiptar

Mar 3 3:03 PM
VENDI

U mposhtën nga bardheblutë, habit trajneri i Bylisit: Nuk fitoi Tirana, dhuruam dy gola

Mar 3 2:58 PM
KRYESORE

VIDEO/ Dy mbrojtës nderojnë Tiranën, bardheblutë mposhtin Bylisin në “Selman Stermasi”

Mar 3 2:50 PM
KRYESORE

VIDEO/ Apolonia ndal Partizanin, fierakët bëhen “makth” për të kuqtë

Mar 3 2:05 PM
KOMBETARJA

E BUJSHME/ Po shkëlqen në Hungari, menaxheri i Uzunit zbulon ofertat: E kërkojnë në Premier League dhe në Bundesligën gjermane

Mar 3 2:02 PM
KRYESORE

VIDEO/ Kastrioti “zhyt” Skënderbeun, 1 gol vendos sfidën në Korçë

Mar 3 1:45 PM
VENDI

Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën, bie Tomori dhe Flamurtari, 11 gola në Kategorinë e Parë (RENDITJA)

Mar 3 1:35 PM
VENDI

VIDEO/ Egnatia mposht Flamurtarin dhe ruan kreun, 3 gola në Vlorë

Mar 3 1:20 PM
BOTA

ZYRTARE/ U shty nga Covid-19, mësohet kur do luhet Juventus – Napoli

Mar 3 12:41 PM
VENDI

11 gola të shënuar në 3 ndeshje, “magji” e trajnerit DAJA te 17-vjeçarët e Football Republic

Mar 3 12:41 PM
VENDI

FORMACIONET ZYRTARE/ Skënderbeu dhe Kastrioti përballen në Korçë, zbardhen rreshtimet

Mar 3 12:28 PM
VENDI

FORMACIONET ZYRTARE/ Partizani për kreun në Fier, Daja dhe Cammarata zbardhin “luftëtarët”

Mar 3 12:16 PM
VENDI

FORMACIONET ZYRTARE/ Tirana me 2 sulmues ndaj Bylis, zbardhen titullarët

Mar 3 11:53 AM
BOTA

ZYRTARE/ Shkarkuan trajnerin, gjigantët e Bundesligës emërojnë në stol një shqiptar

Mar 3 11:24 AM
VENDI

Shqipëria sot në “ethet” e futbollit, RTSH sjell falas ndeshjen e kryesuesve

Mar 3 11:05 AM
VENDI

Mungesa e kapitenit ndryshon Tiranën, Shehi në fushë me 2 “pyka”

Mar 3 10:45 AM
VENDI

2 rikthime për Duron, Laçi ndaj Kukësit me “artilerinë e rëndë” (VENDOSJA)

Mar 3 10:27 AM
VENDI

18 skuadra thirren sot në apel, Kategoria e Dytë është “zjarr”

Mar 3 10:07 AM
KRYESORE

FORMACIONI/ “Finalen” e gjykon një ndërkombëtar, Vllaznia kërkon fitoren në transfertë, Xhaferi premio të majme

Mar 3 9:51 AM
VENDI

Dinamo kërkon kreun, Egnatia në transfertën vlonjate, Kategoria e Parë zbret sot në fushë me 6 duele

Mar 3 9:40 AM
KOMBETARJA

Zgjodhi të përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë, fantazisti kuqezi shkëlqeu dje në Itali

Mar 3 9:21 AM
KRYESORE

Partizani tenton kreun në Fier, Ilir DAJA skicon titullarët

Sondazh

Cila nga këto skuadra të Superiores nuk do të arrijë të shkojë në Europë?

View Results

Loading ... Loading ...

SHTYPI I DITËS

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Itali – Serie A

Spanjë – La liga

Angli – Premier League

Gjermani – Bundesliga

  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • VIDEO SPORT
  • Back to top
© NewSport.al 2021. All rights reserved.
Adresa: Rr. Emin Duraku, Hyrja nr.1, Ap.14, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P