Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Leo Messi dhe rruga drejt “THE GOAT”, 4 rekorde larg për t’i dhënë fund pyetjes së famshme

Shkruar nga NEWSPORT
Leo Messi dhe rruga drejt “THE GOAT”, 4 rekorde larg për

Prej gati dy dekadash futbolli ka folur vetëm për dy lojtarë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Dyshja e përjetshme kanë sunduar çdo fushë ku kanë shkelur duke u konsideruar edhe si futbollsitët më të mirë të historisë së futbollit.

Fitmi i Kupës së Botës nga Messi ka bërë që kësaj pyetje t’i jepet në njëfarë mënyre një përgjigje. Mirëpo, për të vulosur gjithçka, Leo Messi duhet të thyejë edhe katër rekordet e fundit në karrierën e tij.

1-Fitimi i Topit të Artë numër 8

-Kjo ka shumë gjasa të ndodhë me Messin që është në avantazh me ndjekësit si favoriti kryesorë, pas trofeut të Kupës së Botës, për të fituar çmimin prestigjoz vitin tjetër.

2-Lojtari më i titulluar në histori

-Messit i duhen edhe 2 trofe të tjerë për të kaluar Dani Alves me 42 trofe si lojtari më i titulluar në historinë e futbollit. Mbrotjësi 39-vjeçar luan në Meksikë dhe gjasat janë të pakta që të thellojë rekordin e tij ndërsa Messi, me PSG e ka vetëm çështje kohe.

3-Fitimi i çdo kompeticioni ku ka marrë pjesë

-Kupa e Francës është trofeu i vetëm që mungon në kabinetin e lavdishëm të argjentinasit. Një trofe që Messi do synojë ta bëjë për vete këtë sezon.

4-Të thyejë rekordin e golave të Cristiano Ronaldos

-E fundit dhe më e vështira. Portugezi është gjerësisht i njohur si golashënuesi më i mirë në histori me 819 gola deri tani kundrejt Messit me 793. Leo është dy vite më i vogël se rivali i përjetshëm dhe koha flet në favorin e tij por gjithsesi, Ronaldo nuk ka thënë akoma fjalën e fundit në karrierën e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga