Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Presidenti i FSHF-së kërkon në Parlament: Mungon një gjykatë apeli sportiv dhe më tepër komision për llotaritë sportive

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i FSHF-së kërkon në Parlament: Mungon një

Armand Duka, presidenti i FSHF-së ka marrë pjesë në debatin e zhvilluar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve ku ka diskutuar mbi Ligjin e Sporteve. Ai ka pasur një sërë kërkesash, të cilat i ka parashtruar këtij komisioni ligjor, i cili duhet ti vendosë në paketën e ligjeve për sportin.

Së pari ai ka kërkuar që të ketë në Shqipëri një Gjykatë të Arbitrazhit Sportiv (CAS), duke imituar atë të Lozanës që gjyqet e klubeve shqiptare të mos shkojnë në zyrat e CAS-it në Zvicër.

Kërkesa e radhës nga presidenti i FSHF-së ka qenë rritja e tarifës së taksimit për kompanitë e basteve që operojnë në Shqipëri. Në mënyrë që paratë që përfitohen nga këto taksa shtesë t'i kalojnë zhvillimit të sportit në vendin tonë.

Më poshtë mund të lexoni fjalën e plotë të presidentit Duka në Komisionin Parlamentar të Ligjeve

“Për edukimin dhe mjetet e informimit publik”, në lidhje me ndryshimet në Ligjin për Sportit. Të ftuar, përpara anëtarëve të komisionit kanë qenë presidentët e Federatave të ndryshme, si përfaqësues të grupeve të interesit. Përpara se ligji, të çohet në Parlament për tu votuar nga deputetët, ai kalon në Komisionin Parlamentar “Për edukimin dhe mjetet e informimit publik.

Kemi disa sugjerime për projektligjin. Projekti parashikon të krijohet Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, pranë Komitetit Olimpik, që do të gjykojë mosmarrëveshjet që ekzistojnë në sport. Ne, si Federatë Shqiptare e Futbollit, deri më sot të gjitha mosmarrëveshjet që kemi pasur i kemi zgjidhur nëpërmjet KAS të Lozanës. Kjo për arsye të eksperiencës shumë të madhe dhe të begraundit të asaj Gjykate. Fakti që do të krijohet kjo Gjykatë e Arbitrazhit Sportiv KOKSH, duhet të detajojë se çfarë duhet të gjykojë ajo: Konfliktet mes federatave dhe KOKSH, konfliktet mes Federatave apo vendimet të Komisioneve të brendshme të Federatave? Kjo është diskutuar më parë kjo gjë, madje në kohën kur Komitetit Olimpik nuk ishte I regjistruar në gjykatë dhe nuk kishte si zbatohej një gjë e tillë. Mendojmë se një Gjykatë e ndërtuar rishtazi më shumë do të krijojë probleme se sa do ta ndihmojë.

Parashikohet në projektligj, që një pjesë e fitimeve nga ana e lotarive sportive, rreth 0.4 % e tyre të shkojë për përmirësimin e infrastrukturës. Jemi të njëjtit mendim. Pasi e kemi diskutuar me kolegët e tjerë se shifra është shumë e vogël, gati e papërfillshme për nevojat që ka sporti në Shqipëri. Ne si Federatë Futbolli, nuk e kemi marrë asnjëherë këtë bonus dhe nuk e dimë as ku ka shkuar ai. Përveçse duhet të jetë më e madhe, duhet të përcaktohet edhe mënyra se si është shpërndarë ajo. Që gjithkush të ketë mundësi që ta kontrollojë atë. Projektligji parashikon për ushtruesit e dhunës në ambientet sportive, se ata mund të dënohen nga inspektorët e Ministrisë së Arsimit. Nuk besoj se kjo gjë e ndihmon proçesin.

Unë, theksoj se pavarësisht cilësisë së këtij ligji, ai nuk do të ndihmojë në zhvillimin e sportit në Shqipëri, në rast se nuk do të shoqërohet nga një paketë e plotë ligjore ligjore”-theksoi ndër të tjera Presidenti Armand Duka në takimin me deputetët, në Komisionin “Për edukimin dhe mjetet e informimit publik”, tha presidenti i FSHF-së në Komisionin e Ligjeve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga