Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gjimshiti: Luajtëm me shumë kujdes. Seleksionimi i Euro 2016? Jam mërzitur, por kombëtarja s’më ka borxh asgjë

Shkruar nga NEWSPORT
Gjimshiti: Luajtëm me shumë kujdes. Seleksionimi i Euro 2016? Jam

Entuziasmi i fitores ndaj Çekisë është i madh. Para mikrofonit të Klan Tv doli sërish Armand Duka, por këtë herë ishte me Berat Gjimshitin. Presidenti shorpehet se i ka borxhe Gjimshitit për atë lënien jashtë në Euro 2016.

Nga krahu tjetër mbrojtësi i Atalantës është më i lumtur se kurrë, por gjithsesi pas kësaj fitoreje qëndron me “këmbë në tokë” dhe modest për përgjegjësitë që ka me kuqezinjtë.

"Duka: Ne i kemi borxhe Berat Gjimshitit. Është një lojtar fantastik dhe ne i detyrohuemi këtij lojtari.

Gjimshiti: Presidenti ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ne po bëjmë mjaft mirë. Jam shumë i lumtur që ia dolëm të marrim 3 pikët. Ndeshje përfekte? Nuk është e thejshtë të gjesh gabime në një ndeshje që fitohet me 3-0. Gjithsesi ne luajtëm me shumë kujdes dhe ne e dinim këtë. Ishim shumë të kujdesshëm për të mos bërë gabime.

Duka: Ju bëtë një ndeshje përfekte nuk bëtë asnjë gabim. Në futboll nuk lejohet eurofia dhe neve na duhen edhe 2 pikë për Gjermaninë. Kjo skuadër ka kualitet dhe ne jemi në rrugën e duhur.

Gjimshitii: Mentaliteti i kësaj skuadre është i lartë. Fituam 3-0 por mund të fitonim 4-0 ose 5-0.

Ajeti? Që nga mosha 14 vjeç kemi luajtur bashk deri te U-21 me Zvicrën dhe tashmë jemi shokë të ngushtë. Ishte shumë e rëndësishme që të mos pësojmë gol në këtë sfidë. Bëri një ndeshje fantastike pavarësisht se kishim kohë pa luajtur bashk.

Seleksionimi për Euro 2016, tani ke fatin të shkosh në Gjermani? Të arrijmë në Gjermani. Borxh nuk më ka askush mua. Unë jam mërzitur kur nuk u mora në 2016 dhe unë në fakt kam borxhe kombëtares dhe jo e kundërta”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga