
Gjermani nuk ka ndërmend të tolerojë Hansi Flick. Federata Gjermane e Futbollit ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin. Në këtë mënyrë tashmë Flick nuk do të drejtojë më kombëtaren gjermane në ndeshjet e mbetura kualifikuese të Euro 2024.
Presidenti i Federatës Gjermane ka theksuar se skuadra ka nevojë për një frymë te re. Bernd Neuendorf ka deklaruar gjithashtu se ishte një nga vendimet më të vështira të shkarkonte një trajner pas 123 vitesh.
“Komisionet ranë dakord që kombëtarja e meshkujve kishte nevojë për një moment të ri dhe për ndryshim pas rezultateve të fundit që janë shumë zhgënjyese. Ne duhet të përballemi me ekipet europiane me një frymë optimizmi dhe besimi në vendin tonë.
Për mua personalisht, është një nga vendimet më të vështira të mandatit tim deri më tani. Sepse e vlerësoj Hansi Flick dhe ndihmës trajnerët e tij si ekspertë dhe njerëz të futbollit. Por suksesi sportiv është prioriteti kryesor për DFB, kështu që vendimi ishte i pashmangshëm”, ka theksuar kreu i Federatës Gjermane të Futbollit.