
Gjermania do të përballet të shtunën me skuadrën e Italisë për një vend në gjysmëfinalet e Europianit. Mirëpo Federata Gjermane e Futbollit ka menduar ti shpërblejë lojtarët në rastin e fitimit të ndeshjes. Ajo ka bërë me dije që do të vendosë një premio prej 1.5 milionë Eurosh në rast se lojtarët fitojnë ndeshjen.
Edhe më parë lojtarët kanë përfituar prej premiove të dhëna nga Federata pasi arritën të eleminonin Sllovakinë. Ndërsa të tjera fitime priten për lojtarët në rast se arrijnë të kurorëzohen kampionë Europe. Nëse arrihen këto rezultate, çdo lojtar i bije të fitojë një vlerë totale prej 300 mijë eurosh vetëm nga premiot.
Poll