Artan Hoxha ka reaguar ndaj Jurgen Goxhës, teksa ky i fundit provokonte Partizanin pas fitores 2-1 kundër të kuqve. Gazetari i njohur investigativ përmes një postimi në rrjetet sociale nuk "kursehet" ndaj qendërmbrojtësit duke i kujtuar se nuk vlen as sa Hidi që është 40-vjeç.
Ironia e Hoxhës është e dukshme, ku thekson se në kohën kur
ishte pjesë e Tiranës, kapte topat në "Skënder Halili. Duke iu drejtuar një
kolegu gazetar, ai shkruante: "Jeton Selimi, cili është ky që u paska gjetur
babën more?! Se ti e di që unë i shoh këto kategoritë e ulta, se ku ma ka zënë
syri te FK Sukthi, Erzeni, Iliria e Fushë Krujës, Shën Kolli dhe si kapës
topash në "Skënder Halili".
Kot hyra në transfermarkt apo tregun e lojtarëve si i thonë shqip dhe ky ishte
i vetmi te kjo skuadra e Ballshit që e blije verësie, kur edhe për kartonin e
Hidit 40 vjeç duhej të paguash 75 mijë euro. Që u paska dalë dhe "baba" nga FK
Sukthi, nuk e dija", përfundon me ironi Hoxha.
Kujtojmë që pas sfidës Byli - Partizani (2-1), Jurgen Goxhaj bëri një postim në rrjetet sociale ku provokonte të kuqtë duke shkruar: "Nëse se keni gjetur akoma, ja ku është baba juj".
