
Nga momentin që nga drejtimi i Kukësit u largua trajneri serb, Mladen Milinkoviç dhe në krye të kampionëve u vendos një teknik i njohur në fushën e trajningut Peter Pacult, kampionët kanë ndryshuar shumë.
Trajneri i ri ka marrë një përgjigje pozitive nga skuadra gjatë qëndrimi dy javor në Antalia. Në miqësoret që Kukësi ka zhvilluar ka reaguar shumë mirë dhe kjo është një nisje e mirë për trajnerit Peter Pacult.
Por si ndryshojnë kampionët me ardhjen e Pacult dhe prurjet e reja në merkatone janarit? Me shumë mundësi pritet që të ketë jo vetëm ndryshime lojtarësh në fushë, por edhe një skemë e re.
Me ardhjen e Dzarias, Zderiç, Shkodrës dhe në fund Glavicës pritet të ketë ndryshime të mëdha. Në portësi gjithmonë pritet të jetë Koliçi. Zderiç në të djathtë, Shameti dhe Alla në qendër, ndërsa Rrumbullaku në krahun e Imamit, me të cilin do të ketë balotazh. Shkodra e Musolli në qendër. Më të avancuar do të jenë, Kale në të majtë, Glavica në të djathtë dhe Bakaj në qendër. Në majë të sulmit pritet të qëndrojë Guri.
Kjo pritet të jetë skuadra e re Kukësit, e cila mund të ndryshojë më pas në varësi të lojës. Si duket Pacult po tenton të injektojë një lojë sulmuese e cila pritet të befasojë kundërshtarët që nga minuta e parë.