Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

‘’Fracas’’, prezantohet topi i ri me të cilin do të luhen ndeshjet në fazën e eleminimeve direkte

Shkruar nga NEWSPORT
‘’Fracas’’, prezantohet topi i ri me të cilin do

Për herë të parë në historinë e një kampionati europian, UEFA prezantohet me dy topa zyrtarë.Kompania e veshmbathjeve sportive, Adidas është edhe sponsori teknik për Euro 2016, ka prezantuar topin e dytë me të cilin do të luajnë skuadrat në fazën e eliminimit direkt.

Në një komunikatë zyrtare, UEFA bën me dije se topi i ri është gati dhe ai quhet “Fracas”. Disa prej artistëve të njohur francezë, të botës së modës dhe muzikës, kanë bashkëpunuar me kompaninë gjermane për të punuar topin e ri.

Emri i topit përshkruan tensionin dhe adrenalinën pasi edhe në këtë fazë emocionet do të jenë më të mëdha. Dizajni i ri përfshin të kuqen dhe të zezën dhe sipas organizatorëve ngjyrat e theksuara do të ngjallin emocione ashtu si edhe ndeshjet në këtë fazë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga