Kombëtarja shqiptare zbret në fushë pak minuta më vonë për t’u përballur me Poloninë, në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”. Sfida që luhet në Varshavë, nis në orën 20:45. Në prag të këtij dueli direkt nga Polonia ka folur edhe ndihmës trajneri i Kombëtares, Pablo Zabaleta.
“Ndonjëherë duhet të bësh zgjedhje taktike. Ky është ekipi që bëri ndeshje shumë të mirë edhe në shtëpi. Duhet të zgjedhësh disa lojtarë që kanë bërë mirë me ekipin kombëtar. Muçi ka humbur disa ndeshje për shkak dëmtimi. Mehmeti është kthyer në Kombëtare pas një kohe të gjatë. Lojtarët janë ata që kanë luajtur së bashku së fundmi, unë mendoj se është 11-sha më e mira për mbrëmjen e sotme.
Strategjia sot, do jemi në pritje? Qasja në lojë do të jetë e njëjtë, duhet të jemi kompaktë në mbrojtje. Nuk duhet të lëmë hapësira mes linjave. Ta çojmë topin në zonën kundërshtare, mund të bëjmë tranzicione pozitive, pra kundërsulme të shpejta. Sa punë prish mungesa e Rey Manajt? Është një mungesë e madhe, është sulmuesi ynë kryesor. Është një lojtar që di t’i luajë këto ndeshje, pasi është një lojtar që di ta mbajë topin. Personaliteti i tij, autoriteti i tij tek lojtarët, është një mungesë e madhe. Por ne kemi lojtarë të tjerë që duhet t’u besojmë. Goditjet standarde? Urojmë të mos shkojmë te penalltitë. Jemi përgatitur për penalltitë, e kemi bërë në stërvitje. Disa lojtarë i gjuajnë në klubet e tyre. Nuk është njësoj si në stërvitje dhe para një stadiumi me kaq tifozë, por jemi marrë në këtë lëvizje.
Kornet, kemi skemë si Arsenali? E dimë që Polonia është e fortë shumë në këtë aspekt. Çdo korne dhe faull, duhet të jemi të sigurt që të mbrojmë mirë, në topat e lartë. Ne duhet të jemi shumë të përqendruar dhe mos të shkaktojmë faulla apo korne. Duhet të jemi të zgjuar, ne duhet të sigurohemi që mbrojtësit me përqendrim, të shmangin faullat dhe kornet.
Kemi plan për mënyrën e sulmit, pasi na vlen vetëm fitorja? Sigurisht. Ne duhet të jemi të gatshëm për këtë ndeshje, mund të shkojë mbi 100 minuta. Duhet të shohim si të fitojmë topin, si të luajmë brenda linjave. Pastaj gjithmonë do të shohim përpara, por kujdes për sulmet në hapësirat mbrapa. Ndonjëherë duhet të shtysh lojtarët për të sulmuar, por edhe të mbash topin për t’u mbrojtur. Kështu, që duhet të jemi të qetë me topin, ky është çelësi për të fituar ndeshjen”, tha Zabaleta.
