Anëtari i KE-së në FSHF, Blendi Fevziu dhe Kombëtarja shqiptare
Kombëtarja shqiptare është nisur drejt Varshavës, për ndeshjen vendimtare përballë Polonisë. Ndërkohë që anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Blendi Fevziu, ka ndarë emocionet kuqezi, pak çaste para udhëtimit.
“Ndeshja më e rëndësishme e Shqipërisë çfarë ka luajtur deri më sot. “Play-off” i parë, shansi që të shkojmë në Botëror është dy hapa afër tani. Të shohim, shpresojmë shumë. Drejt Varshavës”, thotë anëtari i KE-së në FSHF, Blendi Fevziu.
Kujtojmë që Polonia pret nesër mbrëma Shqipërinë, në ndeshjen e parë “play-off” në ëndrrën drejt Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “PGE Narodowy”, do të nisë në orën 20:45.
Poll

