Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Foto/ Rrezikon kombëtarja, "Loro Boriçi" nuk është gati për Izraelin

Shkruar nga NEWSPORT

Stadiumi "Loro Boriçi", i cili u inaugurua në verën e këtij viti, tashmë pothuajse ka dalë jashtë funksionit për ndeshjet e kombëtares kuqezi pas lojës në shi që u zhvillua në takimin kundër Maqedonisë, por edhe në atë Kosovë - Kroaci.

Tapeti u dëmtua maksimalisht, ndërsa fusha u mboll përsëri. Megjithatë, gjendja nuk është ashtu siç trumbetohet në media të ndryshme. Foto e mëposhtme tregon një segment të caktuar të tapetit të stadiumit "Loro Boriçi", ku edhe pse u mboll sërish bari, ai është i dëmtuar dhe vende-vende dallohet qartë mungesa e tij.

Kështu, takimi i datës 12 nëntor mes Shqipërisë dhe Izraelit rrezikon shumë, ndoshta UEFA do të ndërmarrë penalitet ndaj FSHF-së, pasi i detyroi që të mbyllnin këtë impiant pas takimit kundër Spanjës, ku iberikët u ankuan për gjendjen e fushës.

Megjithatë, ekzistojnë shpresa për përmirësim të situatës, pasi duhen dhe 17 ditë për të shkuar deri te takimi ndaj Izraelit. Pritet ardhja e specialistëve të firmës greke që kanë sjellë tapetin, të cilët do të inspektojnë fushën, sepse raportohet që në disa vende fara nuk ka dalë.

[caption id="attachment_48563" align="aligncenter" width="804"]Bari i fushës në stadiumin "Loro Boriçi" Bari i fushës në stadiumin "Loro Boriçi"[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga