Partizani është nisur mesditën e sotme drejt Kazakistanit, teksa nga aeroporti Rinas janë nisur me avion “charter”. Demat do të luajnë ditën e enjte ndaj Astanës në sfidën e parë “Play-off” për Conference League duke nisur që nga ora 16:00.
Zoran Zekic dhe djemtë e tij do të kërkojnë fitoren në këtë transfertë të vështirë për të qenë më afër grupeve të këtij kompeticioni. Kroati gjithashtu ka bërë publike edhe listën e lojtarve të grumbulluar.
Në sy bie mungesa e Victor Da Silvës, ky i fundit është i pezulluar për shkak të mosmarrëveshjeve me kroatin, ndërsa pjesë e listës për këtë dy sfida është edhe Altin Bytyçi.
Galeria fotografike ()
Poll