FOTO/ Mbyllet Kampionati Kombëtar i Bodybuilding, mësohet fituesi
Shkruar nga NEWSPORT
Ditën e djeshme u organizua Kampionati Kombëtar i Bodybuilding&Fitness në Akademinë e Arteve në Tiranë. Elio Gjonaj u shpall kampioni më i ri kombëtar në këtë sport duke dalë fitues pas një gare të fortë, pasi 7 konkurentë luftuan për vendin e parë në kategorinë Men's Physique +178 cm.
Gjonaj e ushtron këtë sport prej tre vitesh. Ai ka fituar çmime në kompeticionet e kaluara në Shqipëri dhe Kosovë (vendin i tretë vitin e kaluar në Shqipëri dhe në Kosovë këtë vit sërish siguroi vendin e tretë).
Elio Gjonaj, kampioni më i ri i Shqipërisë në Bodybuilding