Shqiptarët janë shumë të lidhur me futbollin e huaj dhe kryesisht me futbollin italian. Skuadrat italiane të cilat gjejnë një numër të madh tifozësh në vendin tonë janë padyshim rivalët e përjetshëm mes tyre Inter, Milan dhe Juventus.
Në një familje shqiptare është e pamundur të gjesh tifozë me të njëjtin ekip pasi gjithmonë rivalizohen mes tyre edhe në shtëpi.
Sot do të flasim vetëm për Interin, është fjala për një ndër faqet më të mëdha që bashkon të gjithë interistët në Shqipëri edhe Kosovë, Inter Club Albania.
Por, ky tifogrup ka në brendësi një super tifoze. Bëhet fjalë për zikaltren e zjarrtë, Blerina Shaho. Është e pabesueshme që një njeri, aq më tepër femër, t'i dhurojë kaq shumë dashuri një skuadre futbolli. Por siç e thonë edhe interistat, kur bëhet fjalë për ngjyrat zikaltër, asgjë tjetër nuk ka më rëndësi.
Blerina është një vajzë nga Tirana dhe dashuria e saj për Interin i ka kaluar të gjitha kufijtë e imagjinatës. Newsport.al ka siguruar nga bukuroshja disa fotografi që për herë të parë bëhen publike, ku duket edhe një tatuazh me stemën e klubit.