Roberto Mancini dhe Antonio Conte (Foto e gjeneruar me AI)
Roberto Mancini është shumë pranë emërimit si trajneri i ri i Kombëtares së Italisë. Kështu raporton gazetari i njohur italian, Matte Moretto, i cili shkruan se palët janë në hapat e fundit të finalizimit të kontratës.
Për Mancinin, ky do të ishte një rikthim te "Azzurrët", pasi herën e fundit që i ka drejtuar ishte viti 2018 e deri në atë 2023, ku spikati me fitimin e Kampionatit Europian 2020, ku mposhti në finale Anglinë.
Në drejtimin e tij, Italia fitoi 38 herë, barazoi 12 dhe humbi vetëm 8 në 58 ndeshje zyrtare.
View this post on Instagram
Poll
