Gledi Mici është një tjetër opsion për Superioren. Ish-lojtari i Kukësit ditën e sotme ka njoftuar edhe mbylljen e bashkëpunimit me Prishtinën. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale mëngjarashi ka theksuar se rrugëtimit 3 vjeçar në kampionatin kosovar i ka ardhur fundi, teksa mes rreshtave falenderon drejtuesit për mundësinë e dhënë.
Në 29 ndeshje këtë sezon, 32-vjeçari ka arritur të japë vetëm 2 asiste, ndërsa ka qenë një titullar fiks në formacionin e kryeqytetasve.
Me të mbyllur aventurën në Prishtinë, Mici kthehet në një opsion shumë të mirë për skuadrat e Superiores, të cilat po kërkojnë lojtarë me eksperiencë për t’u përforcuar pëër sezonin e ri. Kujtojmë se ish-futbollisti i Kukësit është një “fiksim” i Partizanit prej vitesh dhe tashmë është një mundësi reale për një kalim te të kuqtë. Gjithsesi gjithçka mbetet një alternativë dhe duhet të presim ditët e ardhshëm për të parë se çfaarë do të ndodhë.
[caption id="attachment_697318" align="alignnone" width="1290"] Portimi i Gledit Micit[/caption]