Kombëtarja shqiptare mori 4 pikë mjaft të rëndësishme në dy ndeshjet e këtij muaji. Kuqezinjtë parazuan 1-1 me Çekinë në Pragë dhe fituan 2-0 me Poloninë në “Air Albania”. Rezultate këto që i dhuruan djemve të Sylvinhos edhe vendin e parë në grupin E me 10 pikë, takime këto të vlefshme për kualifikueset e EURO 2024.
Por jo vetëm kaq, performance dhe rezultatet pozitive të kombëtares shqiptare janë vlerësuar edhe nga FIFA. Në listën e publikuar nga FIFa për renditjen e kombëtareve pas ndeshjeve të këtij muaji, kuqezinjtë kanë fituar pozicione.
Kombëtarja është ngritur me 3 pozicione në renditje dhe tashmë mban vendin e 62-të me 20 pikë më shumë krahasuar me muajt më parë.
[caption id="attachment_706158" align="alignnone" width="820"] Renditja e Shqiperise[/caption]