Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO EKSKLUZIVE/ U dëmtua rëndë ndaj Flamurtarit, kapiteni i Korabit përshëndet kualifikimin nga spitali

Shkruar nga NEWSPORT

Korabi fitoi sot përballë Flamurtarit në gjysmëfinalen e Play-Off të luajtur në “Arenën e Demave” në orën 17:00. Heroi i dibranëve ishte bomberi Albers Keko i cili shënoi 2 gola, i dyti në minutën e 11-të shtesë.

Mirëpo, një episod që shkaktoi panik dhe frikë tek të gjithë të pranishmit ishte ai i minutës së 66-të. Kapiteni i Korabit, Sokol Mziu, ra pa ndjenja në fushën e lojës pas një përplasje me kokë ku u desh ndërhyrja urgjente e ambulancës. Mziu u largua me barrel nga loja dhe u transportua në spital për mjekimet e duhura.

Fatmirësisht, gjendja e kapitenit tani është e mirë dhe nga disa foto ekskluzive për Newsport.al, ai përshëndet skuadrën nga spitali pas kualifkimit në finale ku do të përballen me vendin e 8-të të Superiores.

[caption id="attachment_694521" align="alignnone" width="823"] Montazh/ Sokol Mziu, kapiteni i Korabit, ne spital pas demtimit te pesuar perballe Flamurtarit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga