Armando Broja ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, pas një dëmtimi që mori në fushën e lojës në miqësoren me Aston Villën. Stafi mjeksorë pas vizitave konstatoi që sulmuesi kuqezi do të duhet të qëndrojë larg fushave për 7 muaj.
Lajmi ka tronditur jo pak tifozët e tij dhe mesazhet kanë qenë të shumta në mbështetje të sulmuesit të Chelsea. Për herë të parë që nga dëmtimi, Armando Broja ka folur duke falenderuar të gjithë tifozët për mbështetjen.
Postimi i Brojës:
“Unë vetëm dua të falenderoj shumë të gjithë për mesazhet plot dashuri. Kjo për mua do të thotë shumë dhe unë ju falenderoj të gjithëve.
Mezi pres të rikthehem.”
Poll