
Tirana luan në transfertë me Skënderbeun. Sfida e së shtunës në 13:00 vlen për javën e 27 të Superligës, me bardheblutë që janë afruar me kreun. Të dyja skuadrat vijnë nga fitore, teksa korçarët kërkojnë pikë shprese për objektivin mbijetesë.
Në Korçë, Orges Shehi e njeh shumë mirë ambientin andaj për trajnerin e Tiranës mund të ketë dy dilema në formacionin startues. Nisur edhe nga skema e përdorur, në dyshim janë Vangjeli dhe Cale.
Nëse luhet me skemën 3-5-2, Vangjeli shihet titullar, ndërsa me 4-2-3-1 është Cale që merr vend në sulm. Fakt është se me futjen e brazilianit në fushë në ndeshjen me Apoloninë, loja e Tiranës ndryshoi.
Formacioni: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Batha, Çelhaka, Ismajlgeci, Halili, Torassa, Seferi