Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 9-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri fitues

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria Superiore mbylli javën e 9-të dhe fazën e parë të kampionatit me 5 ndeshje që prodhuan rezultate surprizë e mjaft interesante. Egnatia vijon me hapa kampionësh teksa mposhti Tiranën në kryeqytet me përmbsje, njëjtë si Teuta që hodhi ‘KO’ Dinamon duke detyruar trajnerin Di Biagio të japë dorëheqje.

Në këtë panoramë të kësaj jave, Newsport.al ka përzgjedhur më të mirët, lojtarët që lanë gjurmë duke ndikuar në rezultatet e ekipeve të tyre. Gjithashtu një vend të rëndësishëm zë dhe trajneri i javës.

-FORMACIONI I JAVËS-

Alen Sherri (Egnatia) – Kishte një motivim shumë të madh pas ftesës së Kombëtares shqiptare. Gardiani i Egnatias e fiton këtë vend në formacionin e javës me atë pritjen në fund ndaj Tiranës që kishte padyshim vlerën e 3 pikëve.

Valentino Murataj (Partizani) Ndeshja e dytë rradhazi që luan si mbrojtës i majtë, por ai për Partizanin jep shpirtin në çdo cep të fushës. Ndaj Erzenit ishte një ndeshje nervash dhe episodesh ku të kuqtë vinin të lodhur nga derbi. Murataj u bë protagonist teksa arriti t’i ‘rrëmbente’ një karton të kuq gjyqtarit për t’ia ‘dhënë’ Kahrimanovicit.

Artan Jazxhi (Teuta) Një ndeshje e nisur me vështirësi për Teutën që e pa veten në disavantazh të 2 golave. Por, me kalimin e kohës, durrsakët morën në dorë frenat e lojës. Gjithçka nis me konsolidimin e mbrojtjes që i jep qetësi pjesës përpara dhe Jazxhi e ofroi këtë. Goli i përmbysjes 2-3 ishte qershia mbi tortë, një gol që vështirë se do ta harrojë i cili vjen në sekondën e fundit të ndeshjes.

Marko Juric (Vllaznia) Një ndeshje pa shumë lodhje për shkodranët të cilët ishin me 1 lojtar më shumë në pjesën më të madhe të ndeshjes. Juric zhvilloi një performancë solide në prapavijë duke bllokuar thuajse çdo aksion e mbi të gjitha, dhuroi asistin për golin e zhbllokimit në minutën e 89-të.

Edison Ndreca (Egnatia) Thjesht fantastik! I kudondodhur në fushë dhe protagonist absolut me 2 asiste që përmbysën rezultatin ndaj Tiranës. Një super vertikalizim ‘alla-Jordi Alba’ për Dëamenan dhe një harkim perfekt për Paulaskas e vendosin atë në formacionin e javës si një nga më të mirët.

Abdou M’bark El Id (Kukësi) U fut në fushë në pjesën e dytë dhe menjëhrë mori në dorë frenat e lojës. Djaloshi afrikan i kuksianëve shkëlqeu në 30 minuta sa luajti duke shënuar golin e vetëm të sfidës që i dha 3 pikët e rradhës Kukësit.

Albano Aleksi (Egnatia) Ka temperament të nxehtë, por mënyra e lojës është tepër e qetë, e saktë dhe me shumë pak gabime. Luajti si qendërmbrojtës ndaj ish-ekipit të tij, një pozicion që e ka bërë më përpara mjaft miri dhe kështu e bëri edhe në këtë ndeshje.

Tedi Cara (Partizani) Ka disa shpërthime që e bëjnë atë ndryshe nga të tjerët. Në momentet e tij më të mira është i pandalshëm. Nuk ka fjalë për golin e shënuar, ishte thjeshtë fantastike ajo mënyrë driblimi dhe më pas goditja në cepin e portës.

Realdo Fili (Teuta) Ka ardhur këtë sezon dhe menjëherë po merr rolin e liderit te durrsakët. Në atë përmbysje të çmendur ndaj Dinamos, shënoi golin e barazimit i cili i dha frenat e lojës Teutës. Një ndërlidhës i mirë i mesfushës dhe sulmit, i merituar vendi në formacionin e javës.

Mustapha Gbolahan (Kukësi) Titullar nga minuta e parë deri tek e fundit, 21-vjeçari i Kukësit është mjaft i rrezikshëm në krahun e djathtë të sulmit. I shpejtë, i shkathët, i palodhshëm, i vuri në vështirësi mbrojtësit e Laçit. Një performancë mjaft e mirë që kurorëzohet me asistin në golin e Abdou, golin e 3 pikëve.

Raphael Dëamena (Egnatia) Ç’mund të thuash më shumë për këtë lojtar?! Nuk ka munguar asnjëherë deri tani në formacionin e javës dhe s’ka patur arsye pse të mungojë. Fantastik nga java në javë e ndaj Tiranës ishte autor i dy golave mjaft të buku, i dyti thjesht për t’u duartrokitur.

Trajner: Stavri Nica (Kukësi) – Në 5 javët e fundit, Kukësi ka marrë plot 10 pikë. Me Stavri Nicën në stol, verilindorët kanë ndryshuar fytyrë. Tani janë një skuadër kompakte, e rrjedhshme dhe rezultative. Ndaj Laçit, skuadra realizoi detyrat në mënyrë perfekte. Fitore, porta e paprekur dhe 3 pikë të rradhës.

[caption id="attachment_710319" align="alignnone" width="741"]Formacioni i Javes, Java 9 Formacioni i Javes, Java 9[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga