Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 12-të të Superiores, trajneri dhe lojtarët fitues

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria Superiore uli siparin për javën e 12-të të saj. Partizani – Bylis ishte sfida e fundit që “vulosi” fundin e këtij raundi. Sikurse në çdo javë, Newsport.al ka piketuar lojtarët që spikatën, të cilët në një mënyrë ose tjetër dhanë kontributin e tyre në arritjen e rezultateve pozitive.

Nga porta në sulm, njihuni me më të mirët e kësaj jave që lamë pas. Gjithashtu një vend të rëndësishëm zë edhe trajneri që këtë herë e fiton Shpëtim Duro për vazhdimësinë që po tregon me skuadrën e Egnatias.

FORMACIONI I JAVËS:

Alen SHERRI – Portieri i Egnatias mbajti të paprekur portën kundër Laçit, si për t’i treguar kurbinasve që kanë humbur një vlerë pas largimit të tij në drejtim të Rrogozhinës. Një nga portierët më të spikatur në këtë edicion të elitës për “clean-sheet”-et e regjistruara. Siguri më vete për skuadrën e Egnatias.

David ATANASKOSKI – Si rrallëherë këtë sezon, mbrojtësi i Partizanit e nisi nga minuta e parë. Mëngjërashi ishte i jashtëzakonshëm kundër Bylisit. Asnjë duel i humbur, mjaft i rrezikshëm në fazën ofensive. 19-vjeçari Buxhelaj duket se do ta ketë të vështirë vendin e titullarit me formën që tregoi Atanaskoski.

Marko JURIÇ – Çfarë ndeshje nga qendërmbrojtësi i Vllaznisë. Askush s’e ka përmendur, por nëse Redon Xhixha ishte plotësisht në hije ndaj shkodranëve, merita është e kroatit. Erdenis Gurishta kishte më shumë detyra sulmuese se sa mbrojtëse dhe në këto kushte, ishte “center-back” i djathtë që e dublonte. Ai markoi siç duhet një nga sulmuesit më në formë të Superiores.

Albano ALEKSI – “Mistreci” i Tiranës nuk njeh ulje e ngritje. Është gjithmonë në super formë kudo që ta caktosh ta luash. Ndaj Vllaznisë ishte si mesfushor, megjithatë detyrat në fazën difensive i kreu mrekullisht mirë. Lojtar “xhol” për organikën bardheblu duke i dhënë luksin stafit teknik për përzgjedhjen e lojtarëve.

Fernando MEDEIROS – Braziliani i Egnatias po shkëlqen në drejtimin e Shpëtim Duros. Në mesfushë është i jashtëzakonshëm. Tipikë nga ata futbollistë që i kanë munguar prej kohës Superiores. Jo vetëm që shërben siç duhet në çdo minutë të lojës, por arrin edhe të realizojë. Njeh mirë lojën difensive, por mjaft bukur dhe atë ofensive.

Lorik BOSHNJAKU – Basti i fituar i trajnerit Mirel Josa. Çfarë përdorimi topi ka mesfushori i Vllaznisë. I qetë dhe mjaft i sigurtë në pasimet e tij. Di të prishë aksionet e kundërshtarit por të ndërtojë mirë dhe ato të Vllaznisë. Nëse ka pasur një lojtar që trajneri kryeqytetas e ka kërkuar në merkato, ai ka qenë Boshnjaku.

Arbin ZEJNULLAI – “Do të bëhet më i miri i Superiores”, fjalë të thëna nga një trajner me eksperiencë si Shpëtim Duro, padyshim që peshojnë shumë. Mesfushori po tregon progres dita-ditës në kampionatin shqiptar. Titullar absolut me fanelën e Egnatias, Zejnullai po shkëlqen me rrogozhinasit. Kontribut të veçantë në fitoren 2-0 ndaj Laçit.

Amir KAHRIMANOVIÇ – Ky lojtar nuk di të bëjë ndryshe veç të shënojë. Veç golit të realizuar ndaj Teutës në përmbysjen 2-1, është i pandalshëm për gjatë gjithë 90 minutave. Vrapon pa pushim dhe gjen mirë hapësirat në zonat kundërshtare. Shërben atëherë ku dhe kur duhet. Me trajnerin Kapllani, nuk janë më një surprizë për kampionatin shqiptar.

Tedi CARA – Kavajasi duket më i pjekur në këtë sezon të Superiores. Da Silva si titullar e ka bërë të punojë maksimalisht për të pasur një vend në formacionin titullar. Në mungesë të brazilianit, trajneri Colella ka zgjedhur ta hedhë nga minuta e parë në fushë. Ndaj Bylisit është motorr në linjën e majtë të sulmit. Ndryshe nga herët e tjera, bën mjaft mirë edhe fazën difensive. Kthehet deri në hyrje të zonës së Partizanit për të marrë topin për nisjen e aksioneve.

Santiago SELMANI – Kastrioti merr 1 pikë kundër Kukësit. Sulmuesi i krutanëve po kalon një formë të mirë. Gjendet gjithmonë aty ku është topi. Njeh mirë portën kundërshtare dhe shënon me mundësinë e parë që i jepet. Nëse Kastrioti s’do kishte shënuar në portën e vet, goli i krutanit do të kishte vlerën e 3 pikëve.

Xhuliano SKUKA – Po, po! Partizani është i varur nga Skuka! Kur shënon dibrani, të kuqtë marrin 3 pikë. Çfarë ndeshje për sulmuesin e kuq. 2 gola të shënuar nga shtatlarti, emri i shkruar në historinë e klubit të Partizanit. Është i pari që realizon në shtëpinë e ri të të kuqve. Përballë publikut të kryeqytetasve dhuron shoë. Nuk di të shënojë gola të thjeshtë, por preferon shpesh t’i realizojë në mënyrë spektakolare. Nëse gjithë sulmuesit do të donin të ishin përballë portierit, dje Skuka shënoi në këndin 0.

TRAJNER SHPËTIM DURO:

Egnatia ka ndryshuar me magji. Pas emërimit në krye të kësaj skuadre, trajneri kryeqytetas ka vazhdimësi dhe tanimë ka arritur të zbresë në fushë një ekip simpatik. U duk se pas humbjes me Tiranën do të ishte e vështirë që Egnatia të ngrinte kokë. Por, jo! Jo vetëm që fiton ndaj një Laçi pretendent për Europë, por edhe prodhon lojë të bukur. Eksperienca e tij është një nga armët më të forta.

[caption id="attachment_667444" align="alignnone" width="479"] Formacioni i javës[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga