
Kukësi do të luajë një nga ndeshjet më delikate ndaj Tiranës. Sfida e skajeve të kundërta në tabelën e klasifikimit, pasi bardheblutë vijnë si kryesues me 7 pikë pas 3 javësh, ndërsa verilindorët mbajnë vendin e fundit me 0 pikë.
Skuadra e Stavri Nicës do të synojë të marrë fitoren e parë të sezonin në sytë e tifozëve të tyre, teksa nga ora 16:00 do të “luftojnë” me djemtë e Orges Shehit.
Në këtë përballje ish-timonieri i Laçit ka zgjedhur 11-të luftëtoarët, teksa nga ana tjetër Hoxhallari ka kaluar dëmtimin dhe do të jetë nga minuta e parë në fushë ndaj verilindorëve.
Formacionet e mundshme:
Kukësi: Tafas, Lamçe, Reçi, Zhongo, Duka, Mbarak, Murati, Salami, Rivas, La Torre. Trajner: Stavri Nica
Tirana: Lika, Doka, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni, Lushkja, Jonuzi, Hila (Abazaj), Hasani, Latifi, Kaina. Trajner: Orges Shehi.