Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Flet Mbretëresha Luiza, tregon emocionet dhe objektivin e Rios

Shkruar nga NEWSPORT

Pas suksesit historik në Amsterdam, atletja shqiptare, Luiza Gega, e cila zuri vendin e dytë, me kohën 9'28''52, që është edhe rekord kombëtar, është shprehur shumë e emocionuar: "Jam jashtë mase e lumtur, që e gjithë lodhja ime dhe e trajnerit Stërmasi u shpërblye me medalje. Kam vite që i rrotullohesha medaljes dhe tani që e arrita është një emocion i madh për mua dhe gjithë atletikën shqiptare. Shpresoj të kem këmbën e mbarë", - ka thënë Luiza Gega për "Sport Ekspres". Ndërkaq, trajneri i saj, Taulant Stërmasi, zbulon se atletja garoi edhe me një dëmtim në pulpë në finale, ndërsa presidenti i Federatës së Atletikës, Gjergji Ruli, ka shpërthyer në lot gëzimi.

RIO - Luiza Gega shpreson të bëjë një paraqitja sa më të mirë edhe në Lojërat Olimpike të Brazilit: "Në Rio de Zhaneiro do të përpiqem me të gjitha forcat që të kap së pari finalen, pastaj të shohim. Por do të përpiqem për një pozicion sa më të mirë", - shprehet Gega, e cila nuk ka pasur mbështetjen e duhur nga shteti në aktivitetin e saj sportiv. Ndoshta kjo medalje do t'i vërë të gjithë në lëvizje për t'i dhënë atletikës atë që meriton.

Gega

 

 

 

 

 

Luiza Gega në pod

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga