Fisnik Asllani
Chelsea është tashmë në “pole position” për të firmosur me Fisnik Asllanin. Mediat britanike raportojnë se klubi londinez ka nisur negociatat serioze, për të transferuar sulmuesin e Kosovës në “Stamford Bridge”.
Kujtojmë se 23-vjeçari aktivizohet momentalisht me Hoffenheim në Bundesligën gjermane, teksa këtë sezon ka shënuar 9 gola e asistuar në 8 të tjerë. Këto performanca kanë shtuar ndjeshëm interesimin e Chelsea-t të cilët tashmë janë të fokusuar për këtë transferim, sigurisht në merkaton e verës.
Ky lajm bombë për Asllanin vjen në prag të ndeshjeve të kombëtareve. Kujtojmë se Kosova e tij do të përballet me Sllovakinë në transfertë, në kuadër të “play-off” të Botërorit 2026.
Poll
