Real Madrid dhe Bayern Munich do të përballen në çerekfinalen e UEFA Champions League, më 7 dhe 15 prill. Një duel që pritet të jetë i “zjarrtë” mes dy pretendentëve për të fituar kupën me veshë të gjatë.
Ndërkohë që për këtë supersfidë ka folur edhe sulmuesi i bavarezëve, Harry Kane. Ky i fundit është shprehur se ai dhe ekipi i tij nuk kanë frikë nga asnjë, por thekson se një duel ndaj Real Madrid, sigurisht që ka komplikacionet e saj.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Sa herë që përballesh me Real Madrid në Champions, e di që duhet të luftosh. Ne jemi gati. Ne nuk kemi frikë nga askush, por e dimë se do të jetë e komplikuar. Ne do të analizojmë pikat e forta dhe të dobëta të tyre dhe do të përpiqemi të përfitojmë prej tyre. Ne kemi një stil loje që nuk ndryshon shumë, pavarësisht nga kundërshtari. Në çerekfinale nuk do të jetë ndryshe.
Do të kishte qenë e lehtë të ngadalësonim pak, të hiqnim këmbën nga gazi dhe ta linim veten të shkojë, por ne donim të vazhdonim t’i provonim vetes dhe askujt tjetër se jemi të aftë të performojmë në më të mirën tonë në çdo moment të sezonit. Dhe ne e kemi treguar përsëri, pranadaj… Reali duhet të jetë i vetëdijshëm për atë që i pret”, është shprehur Harry Kane.
