
Shqipëria ka arritur të sigurojë vendin e tretë në grup me fitoren e mbrëmshme kundër Rumanisë. Tashmë fati i kualifikimit nuk është më nbë dorën e djemve të Kombëtares. Jemi në pritje të përfundimit të të gjithave ndeshjeve të treta në grupe për të kuptuar ecurinë tonë në këtë Kampionat.
Do të arrijmë të përzgjidhemi si një nga katër skuadrat më të mira të vendeve të treta nga gjashtë grupet apo do të duhet ta përfundojmë këtu ëndrrën Europiane. Shqipëria ka vetëm tre pikë dhe një golavarazh -2. Shpresa mbetet që të paktën dy skuadra të tjera që do të renditen të tretat në grupe të arrijnë të grumbullojnë më pak pikë se ne.
Kombëtares Shqiptare do ti leverdiste sot një fitore me shumë gola e Anglisë kundër Sllovakisë po ashtu edhe fitorja e Uellsit me gola . pasi situata në këtë grup është pothuajse në baraspeshë me Anglinë që gjendet në krye të krye me 4 pikë , Uellsi dhe Sllovakia që kanë nga një fitore dhe kanë respektivisht nga 3 pikë dhe Rusia që gjendet në fund të grupit me 1 pikë.