Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kosova “nuhat” Kupën e Botës, Turqia “tronditet” sërish para finales së madhe në “Fadil Vokrri”

Shkruar nga NEWSPORT
Kosova “nuhat” Kupën e Botës, Turqia
Kosova

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm mund t’i vijë në ndihmë Kosovës, teksa pret me entuziasëm finale e madhe ndaj Turqisë, sfidë të cilën do ta luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” të martën në orën 20:45.

Raportimet në mediat turke shkruajnë se një tjetër lojtar i skuadrës së Vincenzo Montella mund ta humbasë këtë duel. Bëhet fjalë për mbrojtësin Merih Demiral, i cili konsiderohet si pike referimi në prapavijë e që mund t’i ndërlikojë planet e trajnerit italian për ta llogaritur për “finale e madhe”.

Më herët, kujtojmë se dhe Hakan Calhanoglu ka ndjerë shqetësime fizike, ndërsa thuhet se edhe prania e tij shihet me shumë dyshime në këtë përballje.

Lajme këto që i japin zemër “Dardanëve” për t’i goditur kundërshtarët në pikën e tyre më të dobët, e për të bërë realitet një ëndërr historike siç është kualifikimi për herë të parë në Kupën e Botës 2026.  

Poll

Lexo gjithashtu