Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Goli i Hoxhës në Varshavë, mbrojtësi polak "justifikon" gafën e bërë pas fitores: Kam kaluar situata edhe më të vështira

Shkruar nga NEWSPORT
Goli i Hoxhës në Varshavë, mbrojtësi polak
Goli i Arbër Hoxhës

Arbër Hoxha shënoi golin e parë dhe të vetëm të Shqipërisë në sfidën e humbur përballë Polonisë në Varshavë. Anësori shfrytëzoi një çast dobësie të mbrojtjes duke kaluar dhe portierin Kamil Grabara për të çuar topin në fundin e rrjetës.

Indicia e golit u shkaktua nga një prekje e lehtë e topit nga mbrojtësi Jan Bednarek, i cili "i dhuroi" një top të shkëlqyer Hoxhës, aksion i cili përfundoi me avantazhin e Kombëtares sonë në shifrat 1-0.

Pas përfundimit të sfidës, Bednarek u justifikua me faktin se të tilla gabime në fushë i kanë ndodhur dhe më parë dhe se qëllimi i tij është të mësojë prej tyre.

"Ishte një gabim i thjeshtë që më takon mua. Një leksion i madh për të ardhmen që të mos ndryshoj mendim në minutat e fundit. Fillimisht doja të pasoja te Kuba Kiwior, por kuptova se kisha hapësirë rreth vetes dhe mora vendimin që ndodhi dhe në fushë. Kam patur momente shumë të vështira në jetën time, dhe përmes tyre ia kam dalë të shoh përpara dhe të përqëndrohem në çdo aksion. Tani jemi gati për ndeshjen me Suedinë", është deklaruar mbrojtësi. 

 

Poll

Lexo gjithashtu