Ballkani ka fituar në mënyrë spektakolare përballë gjigandëve kroatë të Dinamo Zagreb. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, të vlefshme për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Conference League, të besuarit e Ilir Dajës triumfuan me rezultatin e pastër 2-0.
Pas kësaj sfide, për mikrofonat e SuperSport ka folur vetë tekniku i ekipit nga Theranda, Ilir Daja.
“Edhe njëherë: e gjithë merita përsëri u shkon lojtarëve të mi. Në këtë kohë me shi, në një terren të rrëshqitshëm për të dy ekipet, ata vunë gjithçka, vunë zemrën, vunë karakterin që nuk dorëzohen kurrë. Merita u shkon lojtarëve. Sa i përket planit tekniko-taktik, ne e dinim që kishim një ekip goxha të mirë si Dinamo e Zagrebit. Me shumë eksperiencë dhe me lojtarë me nivel goxha të mirë”, u shpreh trajneri.