
Proteina Whey Isolate është forma më e pastë e proteinës. Kjo është proteinë e pastër në masën 90-98 % dhe përmban shumë pak yndyrë dhe laktozë. Për shkak të kësaj, Ëhey është burim proteinik me kalori të ulët për ata që ngrenë pesha, të cilët duan të ruajnë peshën ose ta ulin atë. Për shkak të pastërtisë së saj, proteina Whey e izoluar është gjithashtu dhe më shumë e kushtueshme.
Proteina Whey e përqendruar përmabn më shumë yndyrë dhe laktozë, se sa një e izoluar dhe është pothuajse 70-852 % proteinë e pastër. Proteina Whey e përqendruar është më pak e kushtueshme dhe ka nivel më të lartë kalorish. Për këtë shkak, ajo është një zgjedhje e mirë për ata që duan të ngrenë pesha në palestër për të shtuar masën muskulore.
Proteina Whey e përzier është një proteinë e mirë. Nëse kërkoni cilësi dhe proteinë Whey me kosto efektive dhe nuk dëshironi të bini në peshë, proteina Whey është ajo që mund të përdorni.