Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FIFA "tremb" PARTIZANIN, buzëqesh Skënderbeu, ka zhvillime të reja në Korçë

Shkruar nga NEWSPORT

Merkato e Skënderbeut është zhbllokuar zyrtarisht. Në sistemin "TMS" të FIFA-s është hequr penaliteti për klubin korçar dhe kësisoj ndaj Partizanit nesër mund të luajnë edhe afrimet e reja. Trajneri Julian Ahmataj deklaroi në konferencë për medie se nuk kishte një përgjigje pozitive nga institucioni më i lartë i futbollit botëror.

Por, tanimë një ditë para takimit me Partizanin vjen lajmi i mirë për klubin korçar dhe veçanërisht për trajnerin Ahmataj që ka në dispozicion 4 futbollistë të afruar në këtë merkaton e janarit. Nga ana tjetër të kuqtë dhe sidomos Ilir Daja duhet të marrë masat për të neutralizuar lojtarët e rinj të Skënderbeut siç është edhe Vangjel Zguro, një futbollist me eksperiencë të madhe në kampionatin shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga