Atmosfera dukej pozitive në ambientin shkodran teksa merkato është thuajse e kompletuar ndërsa kampionatin e nisën me një fitore mjaft të bukur ndaj Kukësit përpara tifozëve të tyre në ‘Loro Boriçi’.
Por, një vendim i FIFA-s ditën e djeshme ka prishur paksa situatën. Klubi ishte në gjyq prej disa javësh me maltezët e Valettas për transferimin e Eslit Salës në Shkodër. Ish-klubi i tij pretendonte për një shifër kompensimi për për trajnimin e lojtarit që vlen deri kur një lojtar arrin moshën 23 vjeç.
FIFA i ka dhënë të drejtë Valettas duke detyruar Vllazninë të paguaj 80 mijë euro dëmshpërblim për mesfushorin-shkatërrues. Megjithatë, avokatët e kuqebluve do të bëjnë kundërpadi në KAS.
Poll