
Armando Broja pësoi një dëmtim serioz në ndeshjen miqësore ndaj Aston Villës. Britmat e sulmuesit kuqezi, tregonin që diçka nuk ishte mirë teksa reagime kishte dhe nga komentatorët e ndeshjes, që shpresonin për diçka të lehtë.
Fatkeqësisht Broja u largua nga fusha e lojës me ndihmën e barrelave, pas ndihmës së stafit mjeksorë. Nuk ka akoma një deklaratë zyrtare nga klubi për kohëzgjatjen e këtij dëmtimi, por shanset që 21 vjeçari shqiptar të ketë humbur sezonin janë të mëdha.
Talenti i sulmit të Kombëtares shqiptar u nënshtrua analizave mbi gjurin e tij të djathtë. Trajneri Potter pas ndeshjes deklaroi që duhet të kryqëzojmë gishtat për Brojën, pasi mundësitë për dëmtim të lehtë janë shumë të vogla.