Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Pastrim parash apo falimentim i "bossit" të Milanit? Kush i bleu kuqezinjtë për 860 milionë dollarë

Shkruar nga NEWSPORT
Pastrim parash apo falimentim i "bossit" të Milanit? Kush i bleu

Mesa duket "bossi" kinez i cili bleu Milanin nga Berlusconi me një shifër prej 860 milionë eurosh nuk figuron të jetë ai që u fol në fillim.  E thënë kjo pas një artikulli të publikuar në "Neë York Times".

Tri gazetarë të "NYT" kanë hulumtuar që prej muajit gusht pasurinë e Li Jonghong, presidentit kinez të Milanit, dhe tashmë kanë dalë me disa pikëpyetje të mëdha. Dihet që në fillim se ëpr Li nuk ishte dëgjuar më herët në Itali e as në Europë, por as për perandoritë e minierave ashtu si pretendonte ai se kishte në pronësi.

Edhe pse ai investoi goxha para pas blerjes duke shpenzuar shuma të mëdha edhe në merkato, Li nuk figuron fare në Kinë si një person i pasur. Gazetarët amerikanë kanë vizituar edhe zyrat e kompanisë së tij, por aty nuk kishte njeri dhe në dyert e tyre ishin të varura parulla me shënimin "Mbyllur për mospagim qiraje." Mos ndoshta e gjitha ka të  bëjë me një pastrim parash dhe Li u ëprdor për këtë qëllim? Nëse po atëherë kush pagoi për të blerë Milanin?

Neë York Times thotë se vetëm brenda një viti, miniera në fjalë është shitur dhe blerë plot katër herë dhe në dy raste me kosto zero dhe në asnjë rast nuk figuron kompania e presidentit të Milanit.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu