Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

“Rrezikuam shumë, por karakteri dhe cilësia ishin përcaktues në fitoren ndaj Malit të Zi”, Armir Grima nuk ndalet: Radhën e ka Çekia

Shkruar nga NEWSPORT
“Rrezikuam shumë, por karakteri dhe cilësia ishin
Armir Grima

Trajneri i Shqipërisë së vajzave Armir Grima, foli për mediat pas fitores 2 – 1 kundër Malit të Zi, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027. Grima e vendosi theksin te shpirti luftarak i ekipit në marrjen e 3 pikëve, ndërsa fokusi tani kalon të sfida me Çekinë:

“Ishte një fitore që na shijon. Fitorja gjithmonë është e mirë dhe shijon. Ishte e mundimshme. Në disa këndvështrime të mijat, duhet ta zgjidhnim ndeshjen shumë më shpejtë.

Por në fund fitorja është ajo që na ngroh. Jam i gëzuar dhe i lumtur për këto 3 pikë, sidomos për atë çka vajzat dhanë në fushë. Vonuam të hynim në lojë, ndërsa terreni ishte shumë problematik dhe nuk iu përshtatej lojës që ne bënim.

Pjesën e dytë kuptuam që minutat ikin dhe qëllimi kryesor ishte për të fituar ndeshjen. Rrezikuam shumë, u hapëm, pak në mbrojtje, por karakteri i vajzave tona, sikurse cilësia që kemi në ekip gjithmonë bëjnë diferencën në këto minuta dhe normalisht bëm dy gola mëse të merituar.

Fitorja është kënaqësi shpirtërore. Erdhëm për fitore dhe ia arritëm objektivit. Tani të mendojmë për Çekinë, të marrim edhe aty rezultat pozitiv”.   

Poll

Lexo gjithashtu